Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon ka thënë se të gjitha meritat për edicionin e shkëlqyer të Juventusit i takojnë trajnerit, Antonio Konte.
Juventusi është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë, ndërsa fundjavën e kaluar shijoi fitoren në derbin e madh kundër Interit, duke mbetur ende në garë për titull me Milanin. Ky i fundit aktualisht ka 4 pikë më shumë në krye të renditjes së Serisë A, por deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe nëntë javë.
”Milani kryeson kampionatin por ne nuk e kemi ndërmend të dorëzohemi. Duhet të japim gjithçka në ndeshjet e mbetura. Sekreti i suksesit tonë në këtë edicion është ambicia që ka trajneri ynë. Që nga dita e tij e parë në krye të skuadrës, Konte ka treguar një dëshirë të jashtëzakonshme për sukses, e cila së bashku me një punë të rëndësishme po i sjell rezultatet e duhura" tha Buffon.
" Ai na ka dhënë një shtysë të madhe së bashku me stadiumin e ri dhe me dëshirën për të hedhur pas dy vitet e këqija. Thjesht, ai ka arritur ta ndërrojë mentalitetin e skuadrës”, ka theksuar Buffon.
/Shqiptarja.com