Juventusi vijon marshimin edhe në sezonin e ri të Serisë A duke siguruar fitoren e 7-të në 8 ndeshje të luajtura dhe shkëputet në kryesim. Bardhezinjtë mposhtën 2-1 në Torino një Bologna dinjitoze. Në minutën e 19-të Ronaldo shënoi golin numër 701 në karrierë duke kaluar Juven në avantazh. Por Bologna që në pankinë e kishte edhe trajnerin Sinisa Mihajlovic barazon 7 minuta më vonë me një gol të bukur të Danilos. Goli trepikësh erdhi në fillimin e pjesës së dytë me autor boshnjakun Miralem Pjanic ndërsa në fund skuadrën e Sarrit e shpëtoi Buffon.
Tek fitorja u rikthye Napoli që në “San Paolo” mposhti 2-0 Veronën falë dygolëshit të polakut Milik. Sulmuesi tundi rrjetën nga një herë për çdo pjesë në minutat 37-të dhe 67-të duke e ngjitur Napolin në vend të katërt në Itali.
Ndërsa në La Liga Real Madrid pësoi humbjen e parë sezonale dhe dorëzon kreun e renditjes. Plani B i trajnerit Zidane nuk funksionojë siç duhet dhe Mallorca i mposhti 1-0 Los Blancos falë golit të Junior.
Manchester City e ka zgjidhur në vetëm dy minuta ndeshjen ndaj Crystal Palace në Londër dhe është rikthyer të fitojë duke rimarrë vendin e dytë në renditje. Gabriel Jesus dhe David Silva ishin autorët e golave në fundin e pjesës së parë./ Përgatiti Andi Kapxhiu