Seria A zhvilloi ndeshjet e radhës për javën e 26-të. Të dielën që lamë pas, Roma humbi 3-4 në shtëpi nga Sassuolo, me mbrojtësin roman të Kombëtares, Marash Kumbullën që doli nga fusha me karton të kuq. Nga ana tjetër, Juventus fitoi 4-2 në Torino me Sampdorian e vendit të fundit. Dorianët ia dolën të shënonin dy gola për dy minuta, duke trembur bardhezinjtë. Në ndeshjet e tjera, Lecce humbi 0-2 në shtëpi me Torinon, Fiorentina fitoi 0-2 në transfertë me Cremonesen, teksa Verona dhe Monza u ndanë në bazazimin 1-1. Java e 26-të mbyllet sot me Milan - Salernitana në 20:45.
Në "Olimpico", Roma vendase humbi 3-4 me Sassuolon për javën e 26-të në Serie A. Miqtë kaluan në avantazh të dyfishtë me dopietën e Lauriente në minutat 13 dhe 18, para se Zalewski të shkurtonte për 1-2. Në të 45+4 ishte Berardi që shënoi për 1-3. Edhe pjesa e dytë foli për miqtë, që shënuan me Pinamontin, teksa Dybala dhe Uijnaldum dërguan topin në rrjetë te Roma. Te vendasit ndikoi dalja me karton të kuq e Kumbullës në minutën 45+3, teksa skuadra e Mourinhos luajti me një lojtar më pak për një pjesë. Roma me 47 pikë mbetet në vendin e pestë, ndërsa Sassuolo me 33 pikë ngjitet në vendin e 13-të.
Në "Allianz Stadium" në Torino, Juventus fitoi 4-2 me Sampdorian. Ndeshja e javës së 26-të nuk ishte e lehtë për "Zonjën" në Serie A, që pa të barazohej në dy minuta. Bremer dhe Rabiot shënuan në minutat 11 dhe 26 për Juven, para se Augello dhe Djuricic te miqtë të gjenin barazimin në minutat 31 dhe 32. Pjesa e dytë më pas ishte nën kontrollin e Juves, me Rabiot që në të 64 minutë shënoi golin e tretë dhe dopietën personale. Vlahovic në të 69 minutë humbi penallti, teksa në 90+4 Soule dërgoi shifrat në 4-2. Juventus me 38 pikë shkon në vendin e shtatë, duke shpresuar te Apeli kundër Federatës për t'i kthyer 15 pikët e hequra në Serie A. Sampdoria me 12 pikë mbetet në vendin e fundit në Serie A.
Rezultatet:
Renditja: