Juventus gjen akordin me Prokurorinë, shmanget dënimi i rëndë për 'Zonjën' ?

Juventus gjen akordin me Prokurorinë, shmanget dënimi i rëndë për 'Zonjën' ?

Stema e Juventusit

Juventus do përballet nesër me gjyqin për fshehje të të ardhurave dhe pagesat e lojtarëve në të zezë. Pas heqjes së 10 pikëve për plusvalencat, duket se "Zonja e Vjetër" ka gjetur akordin me Prokurorinë në Itali për një gjobë ose heqjen e deri në -2 pikë.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, bardhezinjtë dhe prokurori që po heton çështjen, kanë gjetur një gjuhë të përbashkët mbi dënimin e hetimit të dytë të hapur për Juventusin, atë të manovrës së rrogave. Përveç plusvalencave, për të cilat u dënuan me heqjen e 10 pikëve në renditje, torinezët po hetohen edhe për fshehjen e rrogave që kanë paguar në të zezë dhe akorde të paligjshme me klube të tjera duke manipuluar bilancet.

Media italiane bën të qartë se Juventusi dhe Prokuroria kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë rënë dakord mbi dënimin që duhet të marrin bardheznjtë, pasi procesi i parashikuar për datën 15 qershor, është afruar për ditën e nesërme.

Pritet një gjobë e majmë për Juventusin, ose heqja e pak pikëve, 2 të tilla, që nuk lënë përfundimisht jashtë Europës skuadrën, edhe pse praktikisht e zbresin në Conference League. Nuk përjashtohet as hipoteza e gjobës maksimale dhe mosprekja e pikëve.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular