Juventus harron "Champions"-in 
fiton derbin e Torinos, e ndjek Napoli

Juventus harron "Champions"-in <br />fiton derbin e Torinos, e ndjek Napoli
Kampionët në fuqi të Italisë, Juventusi, ka mposhtur sot Torinon në derbin e qytetit në kuadër të javës së 30-të në Serie A, me rezultat 4 me 1, duke treguar se ka harruar eliminimin nga Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve në mesjavë.
 
Paul Pogba hapi serinë e golave në minutën e 33-të, ndërsa Sami Khedira dyfishoi epërsinë nëntë minuta më vonë.
 
Belotti ngushtoi rezultatin në minutën e 48-të përmes pikës së bardhë, ndërsa Alvaro Morata me dy gola në minutat 63 dhe 76 vulosi fitoren e 22-të të skuadrës.
 
Tani “Zonja e Vjetër” ka 70 pikë në kampionat duke kryesuar renditjen.
 
Ndërkohë, Napoli ka mposhtur Genoan me rezultat 3 me 1 në kuadër të xhiros së 30-të për të mbetur në hap me liderin e Series A, Juventusin. Rincon shënoi golin e epërsisë për Genoan në minutën e 10-të, ndërsa Gonzalo Higuain me dy gola në dhe Omar El Kaddouri me një pjesën e dytë rikthyen gjithçka në favor të napolitanëve.

Golin e parë argjentinasi e shënoi në minutën e 51-të pas asistimit të Elseid Hysajt, ndërsa të dytin në të 81-ën. El Kaddouri vulosi fitoren në minutat shtesë.

Napoli ka 67 pikë në tabelë, tri më pak se lideri Juventus.

Zhgënjen Fiorentina që nuk shkon më shumë se një barazim 0-0 ndaj Frosinones në transfertë. 

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)