‘Juventus i motivon kundërshtarët’, Sarri para sfidës me Milanin: Do jetë një ndeshje e ndërlikuar

‘Juventus i motivon kundërshtarët’, Sarri para sfidës me Milanin: Do jetë një ndeshje e ndërlikuar

Në prag të takimit me Milanin për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë trajneri i Juventusit Muarizio Sarri ka folur për shumë tema, duke filluar nga disfata me Verona-n e deri tek takimi që kishte me presidentin Agnelli, ku u përfol se mund të ishte për një shkarkim. Sarri është shprehur:

“Ndeshja me Veronën? Ne ishim më pak agresivë se ata, nuk ishim të lodhur. Ramsej? Futbolli në Itali është ndryshe nga ai në Angli. Këtu ka më shumë taktika. Ai vjen nga një dëmtim i gjatë, por unë e shoh se ai po rritet çdo ditë.

Mesi dhe Ronaldo  në një skuadër? Nuk do të ishte mirë të përgjigjesha për këtë. Nëse do të isha trajner i Barcelonës do të mërzitesha dhe për këtë arsye nuk po përgjigjem.

Kam biseduar me Ronaldon dhe ai ndihet shumë mirë. Nëse ai do të ndjejë sadopak lodhje, do të më thotë menjëherë dhe ne do të bëjmë vlerësimet.

Ndeshja me Milanin? Do të jetë një sfidë e ndërlikuar. Luajmë në një stadium plotë, pasi të luash përballe Juventusit është një stimulim për të gjithë. Ne jemi duke punuar, posaçërisht për administrimin e avantazheve. Kemi pasur probleme me këto.

Takimi me Anjelin? Takimi ishte planifikuar të bëhej pas ndeshjes me Fiorentinën, por nuk ndodhi për shkak të disa angazhimeve. Në flasim shpesh me njëri-tjetrin dhe dalim për darka.”

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë