Mediat në Itali raportojnë se Juventusi i është rikthyer edhe një herë pistës për të risjellë në Torino Poul Pogba-n, mesfushorin që në 2016 la bardhezinjtë për Manchester United për shifrën e 105 mln eurove.
Sipas Tuttosport mesfushori francez nuk është i lumtur në Manchester dhe do të ishte i kanqur nëse kthehet në ‘Allianz Stadium’. Për të bërë diçka të tillë realitet sipas këtij burimi do të mjaftonte një ofertë prej 60 mln eurosh plus kartonin e Emre Can.
Ky transferim bëhet fjalë të ndodhë në merkaton e janarit, me futbollistin që do të kisshte mundësi të aktivizohej edhe në Champions League. Kujtojmë se vetëm këtë fundjavë Pogba u rikthye të jetë pjesë e ekipit pas dëmtimit që e mbajti për një kohë të gjatë larg fushave.