Juventus mund minimalisht Empoli-n
vijon marshimin drejt titullit kampion

Juventus mund minimalisht Empoli-n<br />vijon marshimin drejt titullit kampion
Juventus vijon marshimin drejt titullit kampion në “Serie A”, pas fitores së sotme minimale me Empolin.

Bardh e zinjtë mundën sot 1-0 Empoli-n, me një gol të kroatati Mario Mandzukic në limitet e pjesës së parë.

Goli erdhi pas një krosimi të Paul Pogba për sulmuesin kroat, i cili pak metra larg portës çoi shifrat në 1-0.  

Në takimin e zhvilluar në Juventus Stadium, e vlefshme për javën e 31 të “Serie A”, lojtarët e Massimiliano Allegri-t dominuan lojën.

Me këtë fitore, “Zonja e Vjetër” shkëputet 6 pikë nga Napoli, kur mbeten edhe 6 ndeshje nga fundi i kampionatit.

Napoli, që ka një ndeshje më pak se Juventus, luan nesër me Uninese-n, në fushën e kësaj të fundit.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)