Juventus, Allegri mes qëndrimit
dhe milionave të PSG

Juventus, Allegri mes qëndrimit<br />dhe milionave të PSG
Rikompozim i Juventusit. Trajneri i bardhezinjve Masimiliano Allegri është realist, por ashtu njësoj si pjesa më e madhe e mbështetësve të “Zonjës së Vjetër” edhe ai e kishte përkëdhelur idenë e fitimit të Champions League, pavarësisht faktit se ishte i vetëdijshëm për diferencën jo të vogël mes dy skuadrave.

“Do të qëndroj tek Juve dhe do të tentojmë sërish vitin e ardhshëm” , kështu u shpreh Allegri pas përfundimit të ndeshjes.

Tekniku 49-vjecar është një njeri ambicioz dhe dëshiron shumë të bëjë një tentative të fundit, por më parë duhet të ulet në tavolinë me drejtuesit dhe të bisedojë me ta për të ardhmen.

Përcaktimi i objektivave për sezonin e ardhshëm, me Championsin si objektiv primar, por dhe rinovimi kontratës. 5 milionë Euro përfiton momentalisht tekniku dhe pritet një vendim nga ana e tij deri ditën e Mërkurë, ditë në të cilën  do të ketë dhe një takim me drejtorin e përgjithshëm Beppe Marotta. Në krahun e tjetër e pret Psg me një ofertë faraonike prej 10 milionë Eurosh në sezon.

Nuk mbaron me kaq. Në radhët e bardhezinjve pritet dhe një rikompozim i mbrojtjes. 98 vjec është reparti i prapavijës së Juventusit. Lenardo Bonucci në një postim në Instagramin e tij shprehej se nuk e mohon zhgënjimin dhe se ndihet krenar që ishte pjesë e këtij grupi futbollistësh. Pak a shumë një lamtumirë e mbrojtësit. Dihet tashmë se shumë skuadra të mëdha e duan 30-vjecarin, mes tyre Chelsea, Man.City dhe Reali i Madridit.

E ardhmja? Shumë shpejt do të merret vesh. Andrea Barazagli dhe Girogo Cheillini do të jenë edhe për sezonin e ardhshëm. Kontrata e tyre skadon me 2018, por edhe këta kanë peshën e tyre të fajit. Rugani ende nuk është i përgatitur për ndeshje të një nivel të lartë, Benatia nuk është Sergio Ramos. Ne mesfushë gjithashtu ndoshta nevojitet dicka e re. Rikompozimi i skuadrës tashmë duket i pashmangshëm.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet