Sërish Juventus përballet me humbje. Bardhezinjtë nuk arritën të fitojnë as në përballjen ndaj Monzës, e cila mori fitoren falë golit të Christian Gytkjaer në minutën e 74-t.
Që në fundin e pjesës së parë, konkretisht në minutën e 40-të, Di Maria e la “Zonjën e Vjetër” me një lojtar më pak pasi u ndëshkua me kartonin e kuq. Por humbja në këtë ndeshje ka shtuar sërish pakënaqësitë për tifozët, të cilët presin me padurim shkarkimin e trajnerit Maximilliano Allegri.
Megjithëse situata nuk duket aspak premtuese në kampionatin italian si dhe në Ligën e Kampioneve, ku Juventus numëron vetëm humbje, Allegri thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.