Juventus pa 3 lojtarë kyç përballë
B.Munchen, në "festë" gjermanët

Juventus pa 3 lojtarë kyç përballë<br />B.Munchen, në "festë" gjermanët
Nënkampionët e Europës, Juventus, do të luajë nesër përballë Bayern Munchen në transfertën e kthimit për 1/8 e Champios League, pa 3 lojtarë kyç.

Mungesës së gjatë të qendërmbrojtësit, Giorgio Chiellini, i është shtuar edhe regjisori i mesfushës Claudio Marchisio si dhe sulmuesi i talentuar, Paulo Dybala, të cilët kanë pësuar dëmtime muskulare në stërvitje.
 
Autori i një goli në sfidën e parë kundër Bayern, Dybala, është gjithashtu në dyshim edhe për derbin e të dielës, ku Juventus do të ndeshet me Torinon
 
Pa tre titullarë, italianët shpresojnë te një paraqitje e mirë e sulmuesit kroat, ish bavarezit, Mario Mandzukic dhe talentit francez, Paul Pogba.
 
Nga ana tjetër, edhe kampionët e Gjermanisë vijojnë të vuajnë problemet e tyre në mbrojtje.

Zbritja në fushë e qendërmbrojtësit, Jerome Boateng, është ende në pikëpyetje, ndërsa repartet e tjera, edhe me rikthimin e Franck Ribery, janë një armë plus për gjermanët.
 
Megjithatë, mungesa e tre titullarëve të padiskutueshëm të Juventus, duket se gëzon gjermanët, të cilët janë më të avantazhuar në ndeshjen e kthimit në Mynih, pas barazimit 2:2 në Torino, 3 javë më parë. 

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)