Juventus ka lënë pas barazimin e mesjavës kundër Atalanta-s pasi ka fituar me rezultatin e thellë 0-4 kundër Parma-s për llogari të javës së 13 të Seria A.

Në Tardini shifrat do t’i zhbllokonte një ish si Kulusevski para se Ronaldo të dyfishonte me një gol karakteristik me kokë. Kaq në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishte sërish portugezi  që në një kënd të prirët nuk fali. Padiskutim që një ndeshje e tillë nuk mund të mbyllej pa Morata-n, i cili vulosi edhe shifrat përfundimtare.

Ndërkohë në Bundesligë Bayern Mynchen është shpallur kampione e dimrit pasi në ndeshjen e fundit për vitin 2020 ka mposhtur 1-2 Leverkusen, duke i marrë edhe vendin e parë. Të parët që kaluan në avntazh ishin ‘aspirinat’ me një perlë të Patrick Schick, por ‘dopieta’ e Leëandoëskit përmbysi gjithçka. Pas 13 javësh kampionat Bayer renditet në vendin e parë, 2 pikë më shumë se Leverkusen.

Në Premier League Everton-i i Carlo Anchelotti-t ka marrë fitoren e tretë radhazi dhe këtë herë kundër Arsenalit me rezultatin 2-1. Kjo ecuri ka bërë që Everton të pozicionohet në vendin e dytë në kampionat, 5 pikë më pak se Liverpool-i kryesues.

Sakaq më herët në La Liga Barcelona ka vijuar të mos bindë pasi ka barazuar 2-2 kundër Valencia-s. Të parët realizuan miqtë, ndërsa katalanasit përmbysën me Messi-n dhe Areujo. Gjithsesi skuadrat do të ndanin pikët pasi në minutën e 69 Gomez barazoi gjithçka.