Juventus ka treguar se synon të shkojë larg në Europa League këtë sezon edhe pse në javën e 5 të fazës së grupit kishte përballë Omonia-n. Qipriotët kaluan të parët në avantazh në Torino, por brenda pjesës së parë Juventus përmbysi me supergolin e Cambiaso-s dhe Ekhator. Në pjesën e dytë vulosën fitoren 4-1 Conseicao dhe Boga, me ‘zonjën e vjetër’ që u ngjit në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme me 13 pikë, 2 më pak se Bournmouth-i kryesues që mposhti 1-2 Celta Vigo-n.
Fitore të rëndësishme, por me shumë vuajtje mori Milani në Greqi. Olympiacos mori avantazhin e dyfishtë në pjesën e dytë falë autogolit të Maignan dhe rrjetës të Silva-s, por të besuarit e Amorim bënë mrekullinë. Hutchinson dhe Cisse rikthyen shpejt baraspeshën, ndërsa Pulisic kompletoi përmbysjen. Në minutat shtesë Moreira vulosi fitoren përfundimtare me rezultatin 2-4, ndërsa për italianët ishte fitorja e dytë pas 5 ndeshjesh. Ky sukses e riktheu Milanin në zonën e të kualifikuarëve edhe pse ‘top-8’ duket shumë larg.
Në ndeshjet e tjera Crystal Palace mposhti 2-1 me përmbysje Real Sociedad. Spanjollët realizuan të parët me Sarr, ndërsa vendasit barazuan me Mateta-t para se të vulosnin 3 pikët me McNeil. Fitore edhe për Leverkusen që ia doli 0-2 në transfertën e Dinamo Zagreb. Ky sukses i ngjiti gjermanët në kuotën e 12 pikëve, ndërsa kroatët për momentin janë larg zonës së ‘top-8-shes’.











Komente
Komento