Juventus-Tottenham nis 1/8 e
Champions, në fushë edhe City

Juventus-Tottenham nis 1/8 e<br />Champions, në fushë edhe City<br>
Champions League rikthehet sonte me fazën më të bukur atë me eliminim direkt. Juventus pret në Torino një nga skuadrat më në formë në Angli Tottenham në fazën e 1/8. Një duel i vështirë por që sheh bardhezinjtë disi më favoritë edhe pse tek gjelat e Londrës luan Harry Kane sulmuesi më në formë në Europë.

Kampionët në fuqi të Italisë janë gati dhe trajneri Allegri do hedhë në fushë formacionin më të mirë ku mungesa që spikat është ajo e Dybala. Në konferencë trajneri i italianëve kërkon të heqë presionin duke thënë se Juvja e tij nuk është favorite ndërsa do të nënvizojë se është i lumtur që në skuadër ka Gonzalo Higuain për të cilin thotë se është më i mirë se Kane.

Nga ana tjetër Tottenham vjen në një formë shumë të mirë dhe me dëshirën dhe urinë për të shkuar sa më larg në Champions. Trajneri Mauricio Pochettino është i bindur se Juventusi është shembulli që duhet të ndiqet nga skuadra e tij. Ai thotë:

“Juventusi ka arritur dy finale në tre vitet e fundit ndërsa ne jemi një skuadër e re që jemi duke u rritur. Ëndrra jonë është që të arrijmë në nivelin e Juventusit”. Sa i përket formacionit edhe londinezët do të zbresin në fushë me artilerinë e rëndë ku së pari do të mbështeten tek Harry Kane. Ndeshja tjetër e mbrëmjes që do të startojë po ashtu në 20:45 është Basel- Manchester City.

Surpriza ka pasur dje në stërvitjen e kryesuesve të Premier League ku Leroy Sane është shfaqur në stërvitje por nuk dihet ende nëse do luajë. Ndërkaq Pep Guardiola habit me deklaratën e tij kur thotë se skuadra e tij nuk është ende gati për të fituar Championsin. Për Guardiolën objektivi i parë është arritja në çerekfinale.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD