Massimiliano Allegri do jetë trajneri i ri i Juventusit për pesë vitet e ardhshme. Ish-tekniku është rikthyer në krye të bardhezinjve pasi më herët gjatë ditës së sotme u shkarkua Andrea Pirlo për sezonin e dobët. Juventus e mbylli vitin futbollistik vetëm me Kupën e Italisë, ndërsa me rikthimin e Allegrit pretendon t’i rikthehet edhe suksesve.
Për të drejtuar 36 herë kampionët e Italisë Allegri do të paguhet 9 milionë euro në sezon plus bonuse. Ndërkohë edhe Inter është shumë zyrtarizimit të trajnerit të ri pas largimit të Conte-s. Të gjithë mediat italiane shkruajnë se pasuesi do jenë Simone Inzaghi, ish-trajneri i Lazio-s, zyrtarizimi i të cilit pritet për çështje orësh.