Juventusi tregon se titulli edhe këtë sezon do të vishet bardhezi. Kampionët në fuqi bëjnë prova arratie në kryesimin e Serisë A pasi shkëputen me 7 pikë nga Lazio i vendit të dytë. Në ndeshjen e parë të javës së 28-të skuadra nga Torino vuajti për një pjesë loje ndaj Lecce-s por më pas bëri goleadë dhe fitoi 4-0 duke siguruar tre pikët e radhës. Lucioni i miqve u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 31-të dhe ky ishte episodi që ndryshoi takimin.
Më pas në fraksionin e dytë erdhën me radhë edhe golat. Fillimisht Dybala e zhbllokoi rezultatin në minutën e 53-të me një supergol dhe më pas ishte portugezi Ronaldo që fiton një penallti dhe po vet e shndërron në gol. Në minutat e fundit pati kohë edhe për festat personale të Gonzalo Higuain dhe të mbrojtësi De Ligt që realizuan respektivisht në minutat 83 dhe 85. Juventusi kryeson me 69 pikë 7 më shumë se Lazio dhe 11 më shumë se Interi por që kanë nga një ndeshje më pak. Sonte Lazio pret Fiorentinën për të ngushtuar diferencën. Përgatiti Andi Kapxhiu.