Viti 2030 është bërë afati i fundit që Juventusi po synon të mbyllë ciklin me marrëveshje të reja dhe ambicioze. Rinovimi i kontratës së Kenan Yildiz është lidhur me vitin 2030 dhe kontrata tashmë e përfunduar e Weston McKennie do të jetë e lidhur me vitin 2030.
Amerikanit i skadon kontrata aktuale në qershor të këtij viti dhe drejtuesit e Juventusit kanë gati të renë. Bardhezinjtë duket se po punojnë për të ardhmen në këtë moment krize rezultatesh, me tre humbje radhazi në kampionat dhe Champions League.
Për firmën me mesfushorin amerikan pritet vetëm zyrtarizimi. Ai është një lojtar që garanton cilësi në çdo rol dhe klubi është bindur. Edhe trajneri Spalletti e di mirë se çfarë është në gjendje të bëjë McKennie. Javën e arddhshme pritet të hidhet 'e zeza mbi të bardhë'.
Kontrata e re do të jetë deri në 2030-ën, me një pagë që i kalon 4 milionë euro në vit, duke përfshirë edhe bonuset. Rinovimi me McKennie është etapa e radhës e një historie që dukej e destinuar për t’u ndërprerë disa herë më parë. Tani ajo duket e konsoliduar, me një firmë që e certifikon amerikanin të rëndësishëm për projektin bardhezi.
Komente







