Juventus fiton Super Kupën e Italisë të zhvilluar në Kinë, teksa mundi në finale Lazion 2-0.
 
Kampionët e Italisë e nisin kështu edicionin e ri me trofe duke ua bashkangjitur atyre të edicionit që sapo u mbyll. Bardhezinjtë vazhdojnë të pa shqetësuar dominimin në Itali.
 
Edhe këtë edicion do të jetë shumë e vështirë që të rivalizohet edhe pse përforcimet nuk kanë munguar nga rivalët. Përsa i përket ndeshjes golat për Juventusin u shënuan nga Mandzukic dhe Dybala. 




d.b/shqiptarja.com