Juventusi fiton edhe trofeun e dytë
Sytë nga Berlini për në Champions

Juventusi fiton edhe trofeun e dytë<br />Sytë nga Berlini për në Champions
Juventusi fiton Kupën e Italisë, pasi mundi në finale Lazion me rezultatin 2-1. Kështu Juventusi fiton trofeun e dytë, pas kampionatit. Tashmë sytë do të jenë nga Berlini në finalen e madhe të Champions League përballë Barcelonës.

Lazio e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar me Radu shumë shpejt në minutën e 4, por mbrojtësi Kielini barazoi në të 11’ për Juventusin.

Pjesa e parë, e dytë dhe gjithë koha e rregullt u mbyllën në barazim duke shkuar në shtesë. Në të 97’ ishte Matri që kaloi Juventusin në avantazh për herë të parë në finalen e Kupës së Italisë.

Redaksia Online
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?