Juventusi i papërmbajtshëm, Interi 
gjunjëzohet nga Lazio, Napoli OK

Juventusi i papërmbajtshëm, Interi <br />gjunjëzohet nga Lazio, Napoli OK
7 fitore radhazi dhe Juventusi futet në vallen për titullin kampion në Itali.
 
Bardhezinjtë siguron një tjetër trepikësh të rëndësishëm në transfertë përballë Carpit në fitoren 2-3.
 
Ndeshja u vendos nga dopieta e Manzukic dhe goli i Pogba, duke përmbysur disavantazhin e fillimit pas golit të Borrielos.
 
Minutat e fundit ishin mjaft të tensionuara, pasi Bonuci ngushtoi shifrat në 2-3 duke shënuar në portën e tij duke sjellë edhe reagimin e ashpër të Alegrit.
 
Fitorja e ngjit Juven në vendin e 4 me 33 pikë, teksa përpara është Interi me një diferencë shumë të vogël.
 
Në ndeshjet e tjera të kampionatit Napoli fitoi ndaj Atalantës, Milani ndaj modestëve të Frosinones, ndërsa në mbrëmje Interi humbi në shtëpi perballë Lazios 1-2 duke u dhene mundesi kundershtareve te afrohen.
inter
Serie A

Carpi 2 - 3 Juventus
Atalanta 1 - 3 Napoli
Fiorentina 2 - 0 ChievoVerona
Hellas Verona 1 - 1 Sassuolo
Roma 2 - 0 Genoa
Frosinone 2 - 4 Milan
Sampdoria 2 - 0 Palermo
Torino 0 - 1 Udinese

Inter 1-2 Lazio

d.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore