Juventusi i vendos kushte Ardian Ismajlit

Juventusi i vendos kushte Ardian Ismajlit

Ardian Ismajli

Ardian Ismajli po shkëlqen këtë sezon me Empolin dhe pas mbrojtësit të Kombëtares janë disa klube, mes të cilëve edhe gjigantët e Juventusit që po ndjekin me vëmendje situatën.

Sipas statistikave dhe numrave, Ismajli është në listën e mbrojtësve më të mirë të sezonit në Serie A dhe mes më të mirëve në Evropë, duke lënë pas "kolona" të prapavijës. Vera që vjen (mbase edhe më herët) e sheh larg Empolit pas disa sezonesh për kapërcimin e madh në karrierë.

Ismajli ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe në janar do të jetë i lirë për të negociuar me një klub tjetër, kjo gjashtë muaj nga skadimi i kontratës. Juventusi për momentin nuk do të shpenzojë para dhe ofron një formulë huazimi me të drejtë blerje ndërsa ky opsion për Empolin nuk mund të përdoret pasi do ta humbte lojtarin në qershor 2025 me parametra zero.

Edhe pse për momentin asnjë nga klubet nuk ka bërë hapin e parë, një zgjidhje do të ishte nëse Ismajli do të rinovonte edhe një vit me klubin e Empolit dhe në janar të huazohej në Torino ku do të kishte 6 muaj kohë për të treguar veten në një ekip të ri me objektiva të mëdha. Ai shihet si zëvendësi i Bremer që u dëmtua javë më parë dhe Ismajli pëlqehet nga Motta.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Meloni e bindur: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë! Projekt inovativ që mori vëmendjen e BE

Meloni e bindur: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë! Projekt inovativ që mori vëmendjen e BE