Juventusi kërkon James Rodriguez, Fabregas pranë firmës me Monaco

Juventusi kërkon James Rodriguez, Fabregas pranë firmës me Monaco

James Rodriguez dhe Cesc Fabregas

Juventusi ngulmon për të afruar në skuadër kolumbianin James Rodriguez. Mesfushori me tipare sulmuese është në pronësi të Real Madrid i dhënë borxh për dy vite tek Bayern Mynih.

Bavarezët nuk do të blenë kartonin e James i fiksuar për 42 mln euro kjo edhe për shkak të problemeve fizike të kolumbianit. Agjenti i tij Jorge Mendes ndodhet këto ditë në Dubai ashtu si edhe drejtuesi i bardhezinjve Paratici. James Rodriguez më shumë se një ide për Juventusin është një shans.

Cesc Fabregas do të lërë Chelsean në merkaton e janarit për tu bashkuar me Monaco. Siç bën me dije L’Equipe javën që vjen është parashikuar të hidhet firma në kontratë që do të lidhë Fabregas me Monaco deri në vitin 2022. Në Principatë Fabregas do të bashkohet me Henry shok skuadre tek Arsenal dhe tashmë trajner i Monaco.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje