"Të gjithë në Ibiza", këto ishin fjalët e Cesc Fabregas pasi Como siguroi ngjitjen në Serie A pas 21 vitesh mungesë. Tanimë Como është sërish pjesë e elitës së futbollit italian, ndërsa një prej investuesve dhe zëvendëstrajneri Fabregas ka dërguar lojtarët dhe stafin me pushime në Ibiza të Spanjës.

Sigurisht të gjitha të paguara nga ish-mesfushori kampion i Spanjës, që kërkon me Comon e tij një vend edhe në Evropë pas dy vitesh. Me të vërtetë një projekt ambicioz që nisi nga dashuria e Fabregas për qytetin dhe zonën në veri të Milanos.