Juventusi tashmë mund të thuhet plotësisht se ndodhet në krizë totale, pasi u mposht edhe nga Napoli me rezultatin 2-1.

Lorenzo Insigne dhe Higuain bënë të pavlefshëm golin e shënuar nga Lemia për bardhezinjtë. Në kryesfidën e Serie A spikati shumë edhe shqiptari Hysaj që mori disa herë duartrrokitjet e tifozëve.

Plot 5 gola i ka shënuar Roma, Carpit duke dominuar në të gjitha aspektet ndeshjen.

Debutuesit në Serie A e kanë pasur shumë të vështirë që të rezistonin duke u mjaftuar me një gol flamuri dhe një penallti të humbur në pjesën e dytë.


d.b/shqiptarja.com