Trajneri i Ajax-it, John van't Schip ka konfirmuar interesimin e klubit për nënshkrimin me ish-kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson. Henderson është i pavendosur për të vijuar karrierën në Arabinë Saudite edhe pse fiton 900 mijë euro në javë, duke mos u përshtatur me jetën e re në skuadrën e drejtuar nga Gerrard.
Për 33-vjeçarin ka interes dhe nga klubet e Premier League dhe të Bundesligës, me lojtarin që kërkonte një kalim te Juventusi, por "Zonja" e ka refuzuar. Nga ana tjetër, Henderson i ka kërkuar Al Ettifaq largimin, me arabët që nuk janë dakord me një largim pas vetëm disa muajve, por kapiteni pritet t'i bindë dhe është në bisedime me ekipet e tjera.
Duke folur përpara ndeshjes së Eredivisie kundër Eagles, Van't Schip i Ajax në Holandë tha se bisedimet janë duke u zhvilluar për një transferim të Henderson te katër herë fituesit e Champions League, që këtë sezon nuk po bëjnë paraqitje të mira.

"Është një bisedë serioze duke u zhvilluar me Henderson. Ai ka ende disa gjëra për të rregulluar në Arabinë Saudite", konfirmoi ai për këto bisedime.
Komente

