Juventusi po shqyrton një dalje vullnetare nga Conference League për të mbyllur dosjen e hetimeve nga UEFA për të dhënat e rreme kontabël të bardhezinjve.
Ngatërresa e Juventusit për llogari të rreme përfundoi me një ulje prej dhjetë pikësh nga tabela e Serie A. Bardhezinjtë përfunduan kështu në vendin e 7-të me 62 pikë, duke fituar një vend në play-off të Ligës së Konferencës. Zonja e Vjetër po përballet me probleme edhe nga UEFA, e cila ka hapur një dosje hetimore për të dhëna të rreme kontabël, ku Juventusi rrezikon një gjobë të rëndë, si dhe përjashtimin nga kompeticionet europiane. Sipas Tuttosport, ka negociata mes avokatëve të Juventusit dhe zyrtarëve të UEFA-s për të arritur një kompromis.
Media italiane pranë bardhezinjve thekson se Juventus po shqyrton tërheqjen vullnetare nga Liga e Konferencës, në mënyrë që ky të jetë ndëshkimi për hetimin dhe të mbyllë kështu dosjen që UEFA ka të hapur.
KUJTOJNE SE JANE BUDALLENJE ATO TE UEFAS,,,POVERI ILUSI...E KANE SHTYRE VENDIMIN PER VITIN TJETER, AHAHA
Përgjigju