Një 56-vjeçar është arrestuar në Këlcyrë, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin Safet S., banues në Këlcyrë.
/Shqiptarja.com
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A. S., si dhe ka shkelur urdhrin e mbrojtjes së menjëhershme, të lëshuar në datën 14.09.2017 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, për këtë shtetase.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.
d.c./shqiptarja.com



