Një këlysh luani që pretendonte se po luante me shokun e tij, ndërsa ishte fshehur, e ka trembur atë pamasë teksa i afrohej ngadalë. Qeni është kapur në befasi nga këlyshi i vogël i luanit në Fermën e trajnimit të Kafshëve ‘Cornellskop’. Në këtë qendër kafshët janë miqësore dhe të socializuara me njëra-tjerët për shkak se trajnohen profesionalisht për të qenë pjesë e reklamave dhe filmave me ndeshje kafshësh.

Kafshët janë shumë miqësore dhe luajnë të gjithë sëbashku, por afrimi i luanit në mënyrë krejt të papritur duket se i dha këtij qeni trembjen më të madhe në jetë.