Monedha vendase është forcuar sërish ditën e sotme në raportet e saj të këmbimit me euron, duke shënuar të tretën javë rresht me rritje. Një euro këmbëhet me 139.33 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, duke u kuotuar 0.11 pikë më lart në raport me të premten e javës së kaluar. Ndaj dollarit, monedha vendase ka humbur sërish pikë, duke u zhvlerësuar në 108.16 lekë për një dollar.