TIRANË - Veç faqeve në Facebook dhe thirrjeve të përditeshme që të zgjedhë Shqipërinë, tani Adnan Januzajt i është kushtuar edhe një këngë nga një grup të rinj.
Së fundmi në Youtube është postuar një këngë, ku i kërkohet yllit të ri të Manchester Unitedit të luajë për Kuqezinjtë.

Është duke u përdorur çdo lloj mënyre që të bindin Adnan Januzajn të zgjedhë për të përfaqësuar kombëtaren shqiptare të futbollit, pasi ka edhe disa skuadra të tjera që e kërkojnë, si Anglia, Belgjika, Turqia, Kroacia dhe së fundmi edhe Serba.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)