Këngëtarja e Finlandës, Krista Siegfrids, e cila do të përfaqësojë vendin e saj në spektaklin e përvitshëm të “Eurovisionit” ka paralajmëruar se po përgatit një surprizë për të gjithë.

Duket se këngëtarja do të japë një puthje tjetër lesbike në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë Finlandeze për të mos aprovuar martesat e homoseksualëve.

Gjatë një performance në muajin Prill në Amsterdam, ajo ka puthur në buzë një nga balerinat shoqëruese.

krista siegfrids

Këngëtarja do të konkurojë me këngën “Martohu me mua” në eventin më të rëndësishëm muzikor Evropian që do të mbahet më 17 maj në Suedi.

Ajo ka thënë se po përgatit një surprizë të veçantë për atë ditë.

krista siegfrids

Nëse ajo do të përsërisë të njëjtin gjest në Malmo të Suedisë na mbetet të presim performancën e radhës.

“Homofobikët do të tërbohen nga kjo, por jam live në televizion dhe askush nuk mund të më pengojë”, është shprehur Krista.

krista siegfrids

Pavarsisht faktit se deklaratat politike janë të ndaluara në këtë spektakël, këngëtarja këmbëngul se mesazhi i saj ka të bëjë me “dashurinë dhe tolerancën”.