Këngëtarja Enca Haxhia ofron
një 'mundësi të artë' për fansat

Këngëtarja Enca Haxhia ofron<br />një 'mundësi të artë' për fansat
Një nga këngëtaret shqiptare më të përfolura të momentit, Ruensa Haxhia, e njohur ndryshe si Enca, po ofron një mundësi shumë të madhe për fansat e saj.

Kënga më e fundit e saj me titull Soul Killa, një prodhim që rezultoi shumë i sukesshëm, ka angazhuar dhe frymëzuar mijëra fansa të këngëtares të krijojnë 'covera', vizatime, të kërcejnë e të 'çmenden' me hitin e tyre të preferuar për t'ia adresuar më pas Encës.

Këngëtarja që momentalisht numëron më shumë ndjekës se çdo këngëtar tjetër shqiptar në Instagram, ka hapur një konkurs në bashkëpunim me Arkiva Shqip, ku fansat e saj mund të dërgojnë punimet e tyre me këtë këngë dhe fituesi fatlum do të dalë në klipin e ardhshëm të bukuroshes.

Konkursi fillon sot (20 korrik) dhe vazhdon deri më datë 10 gusht, ndërsa çdo fotoje apo videoje i duhet bashkangjitur hashtagu #SoulKilla. Më datë 31 gusht do të shpallet fitues personi që ka marrë më shumë like.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

4/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!