Kompania Adidas ka vendosur të tërheqë nga tregu modelin e ri të atleve pas akuzave për racizëm. Modeli (në foto) i dizenjuar nga Jeremy Scott u prit me shumë kritika dhe u sulmua në Faebook se ushqente racizmi.

Për këtë arsye, kompania gjermane e veshjeve sportive ka vendosur të mos shesë asnjë palë atlete, të cilat përdoren më së shumti për basketball.

adidas










































































Zinxhirët portokalli prej gome tek kyçet e këmbëve, u kujtonin disa njerëzve të burgosurit dhe konkretisht, metodat e përdorura në zezakët e Amerikës dhe skllevërit përgjatë shekullit XVII-XIX.
Atletet u cilësuan si një nga dizenjot më të çuditshme të sezonit të ardhshëm, Dimër 2012.

(aq/shqiptarja.com)