Kërcënimi i Greqisë, PDIU: Jemi
në një moment të rrezikshëm

Kërcënimi i Greqisë, PDIU: Jemi<br />në një moment të rrezikshëm<br>
Pas deklarata të Presidentit dhe Ministrisë së Jashtme të Greqisë për ligjin e minoritetit që kaloi në Kuvend dhe shqetësimit të banorëve në Himarë për banesat që do të prishen si rrjedhojë e shëtitores që do të ndërtohet ka reaguar ish-deputetja e PDIU, Doda.

Mesila Doda shprehet se grekët i kërkojnë Shqipërisë respektimin e te drejtave të njeriut dhe vetë flenë mbi fëmijet e pleqtë e vrarë. “S'keni pare gje akoma... Per kete kam kembengulur se PDIU edhe sikur te mos ekzistonte do duhej te krijohej 10, 100, 1000 here...

Tash qe politikanet e Tiranes i lane duart e kane heshtur si fija e barit per çeshtjen çame, askush nuk guxon ti pervishet ketyre pasardhesve te Zerves. I kerkojne Shqipërisë respektimin e te drejtave te njeriut dhe vete flene mbi femijet e pleqte e vrare, ne shtepite e grabitura, ne pronat e dhunuara, mbi varret e paemer...

Jemi ne nje moment te rrezikshem te historise sone. Te marret, afruan PDIU-ne si flinë e paqtimit... por greket po i kerkojne kusurin. Per fat te keq po behemi deshmitare te rritjes se nje aktiviteti antishqiptar ne rajon, e tash nuk i duket se kane me pengesa.

E sigurte eshte qe koha nuk do ece bashke me deshirat per pushtet e intrige... akoma me e sigurte eshte qe kete vend mund ta shpetojne vetem njerez te vertete, me deshire e perkushtim jo per pushtet, por per Atdhe” shprehet ajo në një status në Facebook.

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos dhe ministri i Jashtëm kanë kërcënuar Shqipërinë për rrugën e integrimit në BE, pasi sipas tyre nuk po respektohet minoriteti.  Pas votimit të ligjit për minoritetin në Kuvend, Ministria e Jashtme Greke deklaron se ligji përbën një hap pas për minoritetin më të madh. 

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot