Kërcënimi i Kotzias, Cara: Të
thirret për raportim Eleni Surani

Kërcënimi i Kotzias, Cara: Të<br />thirret për raportim Eleni Surani
Deputeti i Partisë Socialiste Parid Cara ka reaguar sot lidhur më kërcënimin e Ministrit të Jashtëm grek Kotzias për Shqipërinë, ku ka kërkuar që të thirret në Ministrinë e jashtme për deklaratat e bëra Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë Eleni Surani.

Në një postim në rrjetin social Facebook Parid Cara shkruan se ka ikur koha kur Shqipëria ndihej inferior ndaj Greqisë dhe se kjo e fundit ka harruar se vendi ynë është anëtar i NATO-s.

Po ashtu, Cara thotë se Shqipëria nuk duhet ta kalojë lehtë këtë deklaratë pasi sot është vend që prodhon siguri rajonale, e vlerësuar nga SHBA dhe BE dhe deklarata të tilla janë të papranueshme.
 
Reagimi i Parid Cares
AMBASADORI GREK TE THIRRET NE MINISTRINE E JASHTME
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka bërë dy ditë më parë një deklaratë që, këdo që merr pak vesh nga punët e shtetit, e skandalizon.
Ai i ka kujtuar Shqipërisë që të jetë realiste për çështjen çame, pasi siç thotë Greqia është e avantazhuar përballë vendit tonë në të gjitha drejtimet.
Këtu përfshin edhe sistemet e shumëfishta të mbrojtjes (a thua se ne kemi ndonjë plan për ta sulmuar).
Gjuha e përdorur nga Kotzias nuk i shkon për shtat aspak pozicionit të Ministrit të Jashtëm të një vendi anëtar të BE-së. 
Kotzias kur flet për sistemet e Sigurisë harron që ne jemi vend anëtar i NATO-s, por harron gjithashtu që komuniteti shqiptar në Greqi tani është pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë atje.
Kotzias-it mesa duket i ka ngelur ora në vitet e errëta të para 2000 kur sa herë që grekët kishin probleme të brendshme, shpiknin ‘operacionin fshesa’ për emigrantët shqiptarë.
Në të njëjtën kohë, është momenti dhe vendi për të kërkuar një reagim më të fortë nga diplomacia jonë, e cila nuk ka pse të ndihet inferiore ndaj Athinës.
Ambasadori grek duhet të thirret në Ministrinë e Jashtme dhe ti kërkohet të shpjegojë se çfarë nënkupton shefi i tij në Athinë kur krahason sigurinë e dy vendeve, ekonominë si dhe flet për remitancat dhe emigrantët shqiptarë.
Shqipëria sot është vend që prodhon siguri rajonale, e vlerësuar nga SHBA dhe BE dhe deklarata të tilla janë të papranueshme.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë