TIRANE - Presidenti i Republikës ka thërritur në një takim kryeprokurorin Adriatik Llalla në lidhje me zhvillimet e fundit dhe denoncimin publik të deputetit Tom Doshi se ndaj tij dhe deputetit Mhill Fufi ishte planifikuar vrasje.
A1report ka mundur të mësojë se takimi i thirrur nga Nishani ka zgjatur për afro 1 orë e 30 min në ambientet e presidencës, ku Llalla ka informuar kreun e shtetit në lidhje me hetimet e nisura pas deklaratës së deputetit.
Këtë të martë prokuroria nisi kryesisht hetimet në lidhje me denoncimet e Doshit, ndërsa më herët kryeprokurori pati një takim me ministrin e brendshëm Tahiri e kryeministrin Rama.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com