Pas rrahjes barbare qe ju be gazetarit sportiv Eduard Ilnica edhe drejtuesi i Korabit Femi Mëziu në një pronocim për Report TV pranon se është kërcënuar.
"Unë kam patur këcënime të vazhdueshme, jo më larg se mbrëmë, pasi dhunuan gazetarin Ilnica më kanë marrë edhe mua më kanë shkruar këtë mesazh:"Tani e ke rradhën ti, të presim në Velipojë"
Sipas Mëziut personat që kanë kërcënuar janë të identifikuar dhe se emrat e tyre do ti kalojnë organeve kompetente të cilët do të merren me zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimit të tyre.
Ai shton gjithashtu se lojtarët ishin kërcënuar edhe para ndeshjes por asgjë nuk ishte publikuar pasi mund t'i demoralizonte ata.
"Ne kemi patur mjaft rivalitet, ne jemi kërcënuar edhe 3 ditë para ndeshjes nga drejtues të kastriotit, ne morëm masa nuk e publikuam lajmin që mos revoltoheshin tifozët, pavarësisht se ata u kërcënuan. Ne u munduam ti heqim atyre frikën, i lamë të luajmë. Disa trajnerë profesionistë ndjellin të keqe. Ne kemi bërë një ndeshje të mirë perfeke. E di se kush janë kemi sms kërcënuese , do ja çojmë prokurorisë. "
Lidhur me mbarëvajtjen e ndeshjes Mëziu tha se policia ka qenë në gatishmëri por pavarësisht kësaj në fushë ishte një situatë mjaft e rëndë
"Mendova se do ndodhte ndonjë tragjedi. Policia ka qenë gjithnjë në gatishmëri gjatë gjithë kampionatit. Të mbarosh një kampionat duke e çuar deri në këtë pikë është turp. Kam menduar vërtetë se do ndodhi një tragjedi në fushë kur hynë ata tifozë"-tha Mziu
Ai rrëfen për Report TV edhe se në ndeshje të tjera lojtarët janë kërcënuar me jetë
"Pasi ne mbaruam ndeshjen me beslidhjen e Lezhës ekipi ka darkuar ikën në shtëpi i kanë shkuar në shtëpi dhe i kanë kërcënuar me jetë më familje. Janë identifikuar dhe do ti kalojnë organeve kompetente."
Dhuna shpërtheu në ndeshje, ku tifozë të Korabit hynë në fushë duke sulmuar lojtarët dhe tifozerinë mike pas 90 minutave tension dhe fyerje mes tyre.
Por gjithçka nuk u ndal me kaq. Ditën e djeshme, Presidenti i Kastriotit ka rrahur barbarisht gazetarin sportiv Eduard Ilnica, i cili përfundoi në Spitalin Ushtarak me fraktura.
Redaskia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO