Kërcënoi me akte terroriste, Neim
Behari vrau taksistin në 2005-ën
Neim Behari, i cili kërcënoi nga burgu i Fushë Krujës me akte terroriste në Tiranë, vuan dënimin në këtë burg për një vrasje të kryer 11 vite më parë. Më 20 Mars të vitit 2005-ë, Behari atëherë 25-vjeç, ka vrarë në Lushnje një taksist.
Neim Behari, i cili kërcënoi nga burgu i Fushë Krujës me akte terroriste në Tiranë, vuan dënimin në këtë burg për një vrasje të kryer 11 vite më parë. Më 20 Mars të vitit 2005-ë, Behari atëherë 25-vjeç, ka vrarë në Lushnje një taksist.
Viktima ishte pronar i mjetit tip "Benz" me targa LU5410B. I pandehuri Neim Behari kishte shkuar ne qytetin e Lushnjes dhe pranë stacionit të trenit ka pajtuar si taksist Themi Qosen me qëllim mbërritjen deri në fshatin Marinëz.
I pandehuri dhe viktima nuk kanë bërë pazar për shumën që duhej paguar për të shkuar atje.
Pasi kanë dalë në rrugën dytësore, Behari i ka kërkuar taksistit 100 mijë lekë. Viktima s'ka pranuar duke kërkuar detyrimin për shërbimin prej 5 mijë lekësh. Në këtë moment i pandehuri ka ngritur zërin duke filluar debatin dhe makina ka ndaluar.
Në debat e sipër 25-vjeçari ka menduar vjedhjen e taksistit dhe gjatë rezistencës së Qoses ka nxjerrë thikën duke e qëlluar në fyt.
Edhe pas këtij veprimi Behari e ka goditur disa herë të tjera viktimën. Krimi është parë nga dëshmitari me inicialet A. A., që kulloste bagëtitë aty pranë.
Sipas dëshmitarit, kur i pandehuri ka parë se taksisti ndërroi jetë, i ka afruar makinën dhe e ka hedhur trupin ne portobagazh.
Pasi ka ndezur serish mjetin, Behari ka shkuar afër një kabine elektrike dhe ka nxjerrë trupin e Themi Qoses duke e futur brenda në kabinë, por është parë nga dëshmitari i dytë P. N., i cili ishte roje. Me tej, ka kërcënuar rojen që të largohej dhe vetë i ka hipur makinës për t'u arratisur.
Behari u arrestua nga policia në 21 mars të vitit 2005-ë, ndërsa vendimi i formës së prerë është dhënë në 21 Janar të vitit 2010, duke e dënuar 25-vjeçarin me 24 vite burg.
Autori ka kërkuar ulje të dënimit me pretendimin se vuan nga probleme mendore, por kjo nuk është vlerësuar nga Gjykata.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
36.3%
-
Jo
60.2%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 3650
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këngëtarja Ledina Çelo poston si rrallë herë foto me familjen e saj (FOTO)
3 Janar, 22:45
-
A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?
3 Janar, 22:36
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Beteja ligjore mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe
3 Janar, 22:29
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Milan mposht me përmbysje Juventusin dhe kalon në finalen e Superkupës së Italisë! Conceiçao debuton me fitore në stolin kuqezi, të hënën përballja ndaj Interit në Riad
3 Janar, 22:06
-
Rajoni separatist në Moldavi ndien pasojat e mungesës së gazit rus
3 Janar, 21:38
-
Ulje temperaturash, shi dhe dëborë e dendur në zonat malore, parashikimi i motit për fundjavën
3 Janar, 21:25
-
Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë
3 Janar, 21:15
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11
-
SHBA, agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të Nju Orlinsit
3 Janar, 21:07
-
U përfol për kalim tek Trabzonspori, Rey Manaj rinovon kontratën edhe për 1 vit e gjysëm me Sivasspor
3 Janar, 21:00