I prangosur nga policia pasi keqpërdori thirrjet telefonikë duke kërkcënuar kryeministrin Edi Rama, avokati Bashkim Hoxha pas 2 jvësh qëndrimi në paraburgim dhe masën e arrestit me burg ka fituar lirinë.
Ka qenë një kërkesë e vetë Hoxhës dhe avokatit të tij mbrojtës drejtuar Gjykatës së Apelit për të ndryshuar arrestin me burg në një masë lehtësuese, pasi vetë Hoxha ka kërkuar falje në sallë ndaj kryeminsitrit duke deklaruar se ishte nën efektin e alkolit dhe s’kishte asnjë qëllim fyerjen apo kërcënimin e Ramës.
Masa e sigurisë është ndryshuar në Apel nga arrest me burg në hetim në gjendje të lirë, ku pritet që në përfundim të hetimeve Hoxha të dala para Gjykatës nën akuzën e keqpërdorimit të thirjeve telefonike dhe kërcënimit ndaj kryeministrit Rama.
Për të provuar akuzën Prokuroria ka sekuestruar telefonin e Hoxhës ku rezultojnë 12 mesazhe që ai ka dërguar drejt telefonit celular të kryeministrit si dhe procedimin penal ndaj tij, nisur nga policia e Tiranës.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com