Në zonat malore të Andeve Boliviane, një grup valltarësh nga i gjithë vendi janë mbledhur pranë liqenit Titicaca, në tentativë për të thyer rekordin botëror për grupin më të gjatë që kërcejnë La Morenada, një kërcim tradicional që vjen nga fiset sllave afrikane në Amerikën Latine. Të veshur me kostume shumëngjyrëshe kërcimtarët performojnë muzikën tradicionale “morena”, që e ka origjinën nga qyteti i La Paz dhe krijohet nga muzika e daulleve e trumbetave dhe mjaft lëvizje karakteristike që nga periudha e skllavërisë.

Presidenti i Bashkësisë Boliviane për Mbrojtjen dhe Përhapjen e Kërcimeve Popullore, Pantaleon Silva, shprehet se ata e kanë fituar që tani rekordin për shkak se nga 2500 kërcimtarë të ftuar, në vetëm një orë kanë mbërritur 2700 persona. Gjatë viteve të fundit grupet folklorike po promovojnë gjithnjë e më shumë traditat lokale mjaft të pasura të fiseve indigjene dhe historisë së kolonilizimit nëpërmjet festivaleve të njëpasnjëshëm e marrjen e tre rekordeve Guiness.

Silva tregon se ata kanë 10 vjet që punojnë shumë për realizimin dhe thyerjen e këtyre rekordeve për grupet folklorike më të mëdha në botë, dhe nëpërmjet këtyre çmimeve ata synojnë shpërndarjen dhe njohjen e kulturës së tyre në sa më shumë vende të botës.

Një prej valltarëve e konsideron La Morenadan si kërcimin më të bukur folklorik, dhe tregon se ajo është një satirë e frymëzuar nga vuajtjet e sllavëve afrikanë të cilët ishin sjellë në Bolivi për të punuar në minierat e Andeve në kërkim të floririt.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)