Kërkesë për shprehje interesi për blerjen e ARGJILË me BAZË VAJI (OBM) ofruar nga PETROMANAS ALBANIA GMBH

Petromanas Albania GMBH (Albanian Branch) (“Petromanas”) në cilësinë e operatorit  të Kontratës me Ndarje Prodhimi (KNP) për Blloqet 2/3 në tokë, lidhur me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (sot Ministria e Energjisë dhe Industrisë), ofron të shesë, me proçedurë tenderi të mbyllur, Argjilë me Bazë Vaji (OBM).
Rreth 300 m3 Argjilë me Bazë Vaji (OBM) do të jetë në dispozicion për shitje. Fletët e të Dhënave Teknike (TDS) dhe Fletët e të Dhënave të Sigurisë (SDS) të lëshuara nga prodhuesi do të shoqërojnë dokumentat e tenderit. Detaje të mëtejshme mund të vihen në dispozicion të Blerësit, në bazë të kërkesës së tij. Blerja e Argjilë me Bazë Vaji (OBM) do të jetë (Ex-Works) në vendin e magazinimit të Petromanas Albania GmbH (Albanian Branch), Shënvlash, Durrës, Shqipëri.
                                                                                            
SHËNIME PËR BLERËSIN
Një pompë për transferimin e produktit dhe një matës për zhvendosjen pozitive të kalibruar (PD) duhet të vihen në dispozicion nga ana e Blerësit për ngarkimin e kamioneve në vendndodhjen Shënvlash, Durrës. Volumet aktuale të shitjes do të bazohen në treguesit e matësit të kalibruar PD dhe në volumet e depozitës përpara dhe pas ngarkimit të kamionit.
 
QËLLIMI I OFERTËS
Blerësit i kërkohet të kryejë transportin e Argjilë me Bazë Vaji (OBM) në cisterna të cilat përmbushin standardet e BE-së për produkte të tilla. Kamionët do të jenë subjekt inspektimi nga Petromanas Albania GmbH (Albanian Branch).
 
AFATET
Oferta së bashku me specifikimet përkatëse do të shpallet për një listë të caktuar ofruesish të zgjedhur sipas përgjigjeve të kësaj kërkese për shprehje interesi. Shpallja e tenderit dhe shpallja e fituesit parashikohen gjatë muajit Shkurt 2016.
 
KRITERET E PËRFSHIRJES
Ofertuesit që do të përgjigjen ndaj Kërkesës për shprehje interesi duhet të kenë kapacitetet e mëposhtme
  1. Blerësi duhet të jetë kompani e rregjistruar në Qendrën Kombëtare të Rregjistrimit (QKR), ose në autoritetet përkatëse sipas shtetit.
  2. Blerësi duhet të jetë i pajisur nga Autoriteti Përgjegjës me gjithë dokumentacionin teknik për transportin e produkteve të tilla.
  3. Blerësi duhet të plotësojë të gjitha kërkesat shëndetësore, të sigurisë dhe mjedisore, si dhe legjislacionit përkatës dhe rregulloret e zbatueshme në Shqipëri.   
  4. Blerësi duhet të jetë në gjendje të vërë në dispozicion një garanci bankare për vlerën totale të tenderit të Argjilë me Bazë Vaji (OBM).
 
UDHËZIME PËR APLIKIM
Petromanas Albania GmbH (Albanian Branch) do të përzgjedhë Ofertuesit e kualifikuar duke marrë në konsideratë ata të cilët do t’i përgjigjen kësaj kërkese për shprehje interesi.
Shprehjet e interesit do të merren më ose përpara datës 1 Shkurt 2016, 17:00.
Të gjitha pyetjet dhe shprehjet e interesit duhet të dërgohen në adresën:
 
Petromanas Albania GmbH (Albanian Branch)
Bulevardi “BajramCurri”
European Trade Center (ETC), Kati 5-te
Tiranë, Shqipëri
Email: [email protected]
[email protected]
Reference Njoftimi Argjilë me Bazë Vaji (OBM)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai