Paditës: Partia e Socialiste e Shqipërisë, me adrese te selise: Sheshi ‘Austria’, Tirane .
Pale te interesuara : Partia e Demokratike e Shqipërisë, Tirane, Lëvizja Socialiste per Integrim, Tirane
I Paditur: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Tiranë.
Objekti: 1. Konstatim i pavlefshmerise absolute te Vendimit të KQZ Nr.774, datë 15/07/2013 “Per pranimin per shqyrtim te kerkeses ankimore nr 41 date 15.7.2013 te subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqiperise
2. Konstatim i pavlefshmerise absolute te Vendimit të KQZ Nr.739, datë 15/07/2013 “Per pranimin per shqyrtim te kerkeses, ankimore 40, date 15.7.2013 te subjektit zgjedhor Partia Demokratike e Shqiperise
3. Konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të procesit të hetimit administrativ që lidhet me shqyrtimin në thelb të kërkesave ankimore të mësimërme, me pasojë ndërprerjen e të gjithe veprimeve qe po kryen KQZ;
Baza Ligjore: Nenet 22, 24, 145, 152, 153, 155, 156, 158 e vijues dhe të Kodit Zgjedhor,
Përpara Kolegjit Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë
Të nderuar Gjyqtarë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e datës 15.7.2013,
me vendimin nr.774 vendosi :
Pranimin per shqyrtim te kerkeses ankimore nr 41 date 15.7.2013 te paraqitur nga Partia Socialiste e Shqiperise .
- me vendimin nr.739 vendosi :
Pranimin per shqyrtim te kerkeses ankimore nr 40 date 15.7.2013 te paraqitur nga Partia Demokratike e Shqiperise.
Secili prej ketyre vendimeve eshte ne kundërshtim të hapur me Kodin Zgjedhor dhe jane absolutisht te pavlefshme, per arsyet e meposhtme:
Partia Socialiste e Shqiperise nepermjet kerkeses ankimore nr 41, mbeshtetur te 23 pika 1 te Kodit Zgjedhor, ka kerkuar
1.Kundërshtimi i Vendimit të KQZ/KZAZ :
- Vendimin nr 701 date 10/07/2013, shpalli rezultatin e votimit per Zonen Zgjedhore Qarku Lezhe per Zgjedhjet per Kuvendin 2013.
- Vendimit te KZAZ nr. 15 per miratimin e tabeles permbledhese.
- QV nr. 0907, QV nr. 0910/1, Qv nr. 0856, Qv. nr. 0856/1, QV nr. 0857, Qv nr. 0857/1, te ZAZ nr. 15.
- Njësine Zgjedhore Qarku Lezhe.
KQZ ne mbledhjen e dates 15.7.2013 me vendimin object ankimi, ka vendosur pranimin per shqyrtim te kesaj kerkese duke celur shqyrtimin gjyqesor.
Sic del nga permbajtja e vendimit, KQZ ka marre vendim me pjesmarrjen ne mbledhje te 4 anetareve te saj.
Referuar neni 23 pika 5 e Kodit Zgjedhor, Mbledhjet e KQZ-së janë të vlefshme kur marrin pjesë jo më pak se 4 anëtarë të saj, me përjashtim të rasteve kur kërkohet shumicë e cilësuar për marrjen e vendimit, sipas nenit 24 të këtij Kodi.
Kerkesa nr 41 e Partise Socialiste, ka te beje pikerisht me kundershtimin e vendimit te KQZ per nxjerrje rezultati te vendimit ne zone zgjedhore dhe shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve ne disa qendra te percaktuara votimi dhe per pasoje shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve ne njesine zgjedhore qarkut Lezhe.
Pra kerkesa e Partise Socialiste ndaj KQZ konsiston ne marrjen e nje vendimi qe bazuar ne neni 24 pika b dhe c, kerkon shumice te cilesuar për marrjen e tij. Nderkohe qe mbledhja e KQZ per trajtim e kesaj kerkese, referuar neni 23 pika 5 te Kodit Zgjedhor eshte e vlefshme vetem kur jane present te pakten 5 anetare te KQZ.
Vendimarja dhe fillimi i shqyrtimit administrative nga ana e KQZ e per pasoje edhe pavlefshmeria e vendimit te marre, eshte prima facie, pasi kodi zgjedhor sanksionon mbledhjet e KQZ, nder te tjera, edhe kerkesat deklarimin e pavlefshëm të zgjedhjeve në një ose disa qendra votimi, kerkojne kuorumin e detyrueshem me jo pak se 5 anetare te KQZ.
Perderisa mbledhja e KQZ me vetem 4 anetare te saj, per trajtimin e kesaj kerkese eshte nen kundershtim me nje norme detyruese ligjore me pasoje te shprehur ne ligj ne menyre eksplicite “pavlefsherine”, atehere produkti i kesaj mbledhje (vendimi objektt ankimi e cdo veprim tjeter procedurial) eshte i pavlefshem, dhe pasojat e tij jane “nul” .
Gjithashtu, edhe kerkesa nr 40 date 15.7.2013 e Partise Demokarike te Shqiperise kundershton te njejtin vendim te KQZ (per pranimin e ankimit kundër vendimit për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e zgjedhjeve të zonës zgjedhore) qe referuar neni 24 pika b kerkon shumice te cilesuar për marrjen e tij.
Sic me lart parashtruam mbledhja e KQZ per trajtim e kesaj kerkese, referuar neni 23 pika 5 te Kodit Zgjedhor eshte e vlefshme kur jane present te pakten 5 anetare te KQZ.
Partia Socialiste legjitimohet per ankim edhe te ketij vendimi (per pranimin per shqyrtim te kerkeses ankimore te Partise Demokratike) per arsye se:
- Jemi pale e interesuar ne kete proces ankimor
- Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kundershtojne te njejtin vendim te KQZ per nxjerrjen e rezultatit perfundimtar te Qarkut Lezhe
- Vete KQZ i ka bashkuar keto dy ceshtje ne nje shqyrtim te vetem.
Per sa me siper, kerkojme qe Kolegji Zgjedhor te :
- te konstatoje pavlefshmerine e vendimeve object ankimi
- te urdheroje nderprerjen e veprimeve te metejshme te KQZ per shqyrtimin e kesaj ceshtje (per hapje kutish votimi, rinumerim e rivleresim te fleteve te votimit si dhe marrjen/administrim te provave etj
Gjykimin e çështjes në themel dhe pranimin e padisë duke vendosur sipas objektit te saj.
PADITËSI
Partia Socialiste e Shqiperise
Përfaqësuar nga Koli Bele