TIRANE-  Erjon Braçe është deputeti i parë socialist i cili i bën dhe kërkesën e parë kryeministrit të ri Edi Rama: Një poliklinikë të mirë për Divjakën, e cila më 23 qershor i dha votën për ta përfaqësuar në parlament.

Braçe tregon historinë e dhimbshme të Olsi Kacabumi një djaloshi 21 vjeçar të cilin leucemia ia preu jetën në mes, dhe askush, as prindërit, as ai vetë, as mjekët nuk kishin ditur asgjë për sëmundjen e tij.
 
 Braçe është tepër i indinjuar jo vetëm për historinë e dhimbshme të Olsit, por dhe për faktin se mbi 50 mijë banorë të Tërbufit, Grabianit, Rremasit, Divjakës nuk kanë asnjë laborator analizash dhe në vend të tyre kanë disa qendra shëndetësore “mizerabël”. Ndryshe para viteve 90-te, kur  Divjaka kishte spital, dedikuar posaçërisht sëmundjeve të gjakut.
 
Dhe Braçe bën kërkesën e pare si deputet:


SOT, SPITALI ESHTE SHKATERRUAR!!
KRYEMINISTER RAMA!!
DUA POLIKLINIKE TE MIRE PAISUR NE DIVJAKE PER TE LUFTUAR VDEKJEN PREJ SEMUNDJEVE TE GJAKUT NE MYZEQE!!
Olsi 21 vjecar, duhet te jete i fundit qe iken nga ne per shkak se nuk egzaminohet!!

erjon brace

(Foto: Postimi i Braçes në facebook)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)