TIRANE - Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur pro arrestimit të dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Qëndrimi u shpreh përmes një reagimi zyrtar të Ambasadës amerikane në vendin tonë, ku theksohet mbështetja ndaj vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme e cila i kërkoi parlamentit heqjen e imunitetit të dy deputetëve për të pasur mundësinë e arrestimit të tyre. Sipas prokurorisë, hetimet nxorën se dy kolegët deputetë inskenuan historinë e atentatit të mbetur në tentativë, ku u pretendua se Ilir Meta kishte urdhëruar gjashtë muaj më parë vrasjen e deputetit të përjashtuar nga PS Tom Doshi dhe të demokratit Mhill Fufi.
Sipas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, arrestimi i dy deputetëve tregon se asnjë nuk qëndron mbi ligjin. "Ritheksojmë thirrjen tonë për Prokurorinë e Përgjithshme, Parlamentin dhe institucionet gjyqësore që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të siguruar proces ligjor të rregullt në përputhje me ligjin", thuhet ne njoftimin e ambasades.
Reagimi zyrtar i Ambasadës së SHBA në vendin tonë
Ambasada e SHBA mirëpret veprimin e Prokurorisë së Përgjithshme për të kërkuar miratimin e parlamentit për të arrestuar dy deputetë. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të demonstruar se asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin. Ritheksojmë thirrjen tonë për Prokurorinë e Përgjithshme, Parlamentin dhe institucionet gjyqësore që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të siguruar proces ligjor të rregullt në përputhje me ligjin.
Qëndrimi
“Çështja Doshi” është ngjarja në të cilën ambasada e Shteteve të Bashkuara ka qenë e prerë në të gjitha reagimet e saj, lidhur me hetimin e ngjarjes dhe largimin e elementeve kriminalë. Kështu menjëherë pas vendimit të marrë nga Partia Socialiste për përjashtimin e deputetit Tom Doshi nga rradhët e saj, ambasada e SHBA mbështeti menjëherë vendimin.
Në reagimin e saj SHBA, theksoi se përjashtimi i elementeve të inkriminuar është kusht i domosdoshëm për realizimin e procesit të dekriminalizimit në sallën e Parlamentit. SHBA ka qenë në mbështetje të organeve të hetimit dhe ka nxitur vazhdimisht Prokurorinë të mos ndikohet nga presionet politike por të zhvillojë e pavaruar punën e saj deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajtën qëndrim edhe ndaj pretendimeve të ngritura nga Partia Demokratike, lidhur me një hetim ndërkombëtar të “çështjes Doshi”.
Ambasadori i SHBA, Donald Lu në një takim të zhvilluar pak ditë më parë me ish-kryeministrin Sali Berisha u shpreh se çështja është diçka që i përket vetë shqipëtarëve dhe vetë organet e hetimit në vendin tonë mund ta zgjidhin atë. “Në lidhje me pretendimet e ngritura nga Z. Doshi kundër Z. Meta, kjo është një çështje që duhet ta zgjidhin shqiptarët. Ambasadori Lu theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin ndonjë hetim të këtyre pretendimeve por në vend të kësaj, të ketë një hetim tërësor dhe të pavarur të pretendimeve nga Prokurori i Përgjithshëm”, deklaroi ambasada.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com