Kërkesa për arrestimin e Doshit e Frrokut 
Bregu: Të ndajmë shapin nga sheqeri

Kërkesa për arrestimin e Doshit e Frrokut <br />Bregu: Të ndajmë shapin nga sheqeri
TIRANË- Pas kërkesës që Prokuroria e Përgjithshme i dorëzoi Kuvendit për të marrë aprovim për arrestimin e deputetëve Tom Doshi e mark Frroku, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu. Në komentin e saj në rrjetin social Facebook ajo shprehet me tone më të buta krahasuar me kolegët e saj e saj demokrat, e konkretisht ish-kryeministri Berisha.

“Jo pak dekorata ka marre krimi nder vite ne politiken shqiptare. Nga emerime pushtash, hajdutesh e kriminelesh ne administrate e poste publike e deri tek mandate deputetesh. Kesaj te keqe ja kemi hapur deren vete. Dikush i ka shkelur syrin per "miqesi" e dikush ka bere "miq"per vota, diku per te prishur mandate te ndershme politike e diku duke rrembyer mandate me para e kercenime per te krijuar shumica mbytese. Une dhe si une pjesa derrmuese ne ate parlament, nuk kemi hyre ne politike per te pare si publik kinemaje shetitese filma qe duken "thriller politike te Bollyëood-it",ku protagonistet here puthen e here zhyhen me njeri tjetrin sa ju prishet idili i hesapeve. Dhe qe qytetareve te mos ju shitet asnje soj djalli per engjell e t'ju marre frymen me pas, duhet ndare shapi nga sheqeri nje here e mire”.

Redaksia online 
(o.B/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara