Kërkesa për referendum, PD:
Populli të vendosë për plehrat

Kërkesa për referendum, PD:<br />Populli të vendosë për plehrat
Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend, kërkesën e 28 deputetëve për mbajtjen e një referendumi të përgjithshëm për ndalimin e mbetjeve.
 
Pyetja që PD kërkon të shtrohet për referendum është "A duhet të lejohet importi i mbetjeve në territorin e Shqipërisë?
 
Partia Demokratike deklaron se lejimi i importit të llojeve të caktuara të mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, cenon interesin publik, për shkak se, rrezikon jetën dhe shëndetin e brezave të sotëm dhe të ardhshëm.
 
Sipas opozitës, lejimi i mbetjeve krijon premisë të qartë të shfrytëzimit të këtij aktiviteti nga grupet kriminale ndërkombëtare të importimit të mbetjeve të rrezikshme, ndërsa bie ndesh me prioritetet ekonomike kombëtare.
 
"Ky fakt nënkupton se, lejimi ose jo i importimit të llojeve të caktuara të mbetjeve, është cështje me interes publik dhe për pasojë ajo konsiderohet një cështje me rëndësi të vecantë, në kuptim të nenit 150/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
 
Ndaj, Partia Demokratike kërkon që ky vendim të mos i lihet qeverisë, por populli të thotë fjalën e tij përfundimtare për këtë cështje" thuhet në deklaratën e PD.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike