Një 41-vjeçar nga Kosova është arrestuar sot në pikën e policisë kufitare të Morinës, pasi kërkohej për vrasje në Sllovaki. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë shtetasi  Sebastian HASANI, 41 vjeç,  lindur  dhe banues në Prishtinë Kosovë.

Burimet nga policia raportojnë se ky shtetas gjatë verifikimit në detaje rezultoi me status: “ Wanted”, arrest lëshuar me datën 28.04.2015 në Bratislavë-Sllovaki.

Nga verifikimi me Interpol Tirana rezultoi se: Shtetasi Sebastian HASANI, i cili ka përdorur edhe gjeneralitetet : Sebastian HASANI (PRISHTINA), lindur me 28.08.1975, alias: Sadri GERBESHI, Gali, Galik, Silal ;

Është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sllovakia.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Shkallës së Parë Bratislavës, ka lëshuar urdhërin e arrestit nr. 0Tp 185/2013,  ate 07.04. 2015, për veprën penale të “Vrasjes”, parashikuar nga neni  219/1, 2a i Kodit Penal Sllovak. Mësohet se 41-vjeçari rrezikon dënimin maksimal prej 25 vitesh burg.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)