Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol.

Shqiptari është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në Vërmicë. Ai kërkohej nga Interpol dhe autoritetet e Belgjikës, pasi akuzohej për vjedhje të rëndë. 

“Është arrestuar një mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, i cili ishte i kërkuar nga Interpoli si dhe nga autoritetet e Belgjikës për veprën penale vjedhje e rëndë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com