Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 25-vjeçarin Gent Dushku pasi ishte shpallur në kërkim për një tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, ndaj Dushkut Gjykata e Shkodrës kishte caktuar edhe masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale, "Vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim" si dhe "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)