TIRANE- Skandalet e shitjes së trafiqeve të armëve të denoncuar prej ditësh nga opozita po alarmon radhët e ushtrisë dhe të administratës civile në Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas burimeve mësohet se vetë Imami ka mbledhur me urgjencë gjeneralët e ushtrisë, punonjës e administratës, zyrtarët e MEICO-s dhe të SHIU-t për t’i paralajmëruar ata se nxjerrja e këtyre dokumenteve do t’u kushtojë tepër atyre. Për këta ai ka urdhëruar gjetjen “hafijen e opozitës”. Më 27 shtator, përpara daljes në një konferencë të përbashkët me shefin e Shërbimit Sekret Ushtarak (SHIU), Ilir Balliu, Imami zhvilloi mbledhjen e parë për të përcaktuar startimin e operacionit të “kapjes së spiunit të PS-së”. Sipas burime, vetë ministri Imami ka lëshuar kërcënime të ashpra në adresë të zyrtarëve dhe të njerëzve që mbajnë mbi supe dhe spaletat dhe që kanë vite karrierë në ushtri. Ministri ka urdhëruar që punën e tyre ta ushtrojnë me besnikëri e në të njëjtën kohë i ka kërcënuar, pasi sipas tij po nxirren dhe dokumente të sekretit shtetëror.
DYSHIMET
Rrjedhja e dokumenteve të shitjes së armëve duket se për ministrinë kanë ardhur si pasojë e lëvizjeve të shumta të kryera në ushtrinë shqiptare, por edhe në administratë dhe mbi të gjitha në Shërbimin Informativ Ushtarak. Te SHIU pati ndryshimin e menjëhershëm të dy drejtuesve kryesorë drejtorit dhe zv.drejtorit. Ylli Zyla dha dorëheqjen, pasi emri i familjarëve të tij lakohej në aferat e tregtisë së armëve, bashkaksionerë me një firmë të huaj. Megjithatë, Zyla u emërua drejtor i Policisë Ushtarake. Por dyshimet qëndrojnë dhe në ndryshimet e bëra së fundmi me dekret presidencial në piramidën më të lartë ushtarake. Presidenti Nishani, menjëherë pas marrjes së detyrës, nxori dhjetëra dekrete për lëvizje në radhët gjeneralëve dhe të drejtuesve të ushtrisë. Nën vëzhgim mësohet se është dhe vetë ndërmarrja e shitjes së armëve, MEICO. Gjatë gjithë kësaj periudhe të publikimit të fakteve për shitjen e armëve, të bie në sy ende nuk ka ndonjë deklaratë nga ana e Kryeministrit Sali Berisha. Kreu i qeverisë nuk ka mbajtur asnjë qëndrim, as në Kuvend në lidhje me çështjen e armëve. Kjo mbase rrit dhe dyshimet e Imamit se ky sulm mund të jetë dhe si rezultat i luftës së brendshme në PD. Teza e faktuar se “lufta brenda llojit është më e egër”, duket se po ndihet dhe në poltronin e ministrit të Mbrojtjes.
MLLEFI I IMAMIT
Ministri Imami nuk e ka përtypur nxjerrjen e dokumenteve nga opozita. Prej ditësh, ai nuk po i kursen etiketimet e ndryshme në adresë të PS-së, por mbi të gjitha të spiunit që gjendet brenda ushtrisë shqiptare, aleates së NATO-s. Fyerjet nga më të ndryshme po ushtrohen dhe ndaj ushtarakëve, të cilët ai i ka në varësi. “Zoti Braçe, si deputet dhe si mbrojtës i pretenduar i ligjit, Ministria e Mbrojtjes të kërkon të denoncosh bashkëpunëtorët e tu, publikisht dhe në organet përkatëse. Ju i dispononi ato dokumente në rrugë antiligjore. Denonconi mjetet me të cilat ke arritur të disponosh ato dokumente. Meqë kërkon respektimin e ligjit, bëhu pjesë e luftës për vendosjen e ligjit, dhe jo bashkëpunëtor në veprimtari antiligjore. Bazuar në ligj, kontratat e shitblerjes së armëve janë të klasifikuara. Ju sot, ishit në dhunim të plotë të ligjit. Ju zoti Braçe e dini fare mirë se çfarë janë plehrat e komunizmit. Dhe po ju deklarojmë se Ministria e Mbrojtjes është e vendosur deri në fund për t’i pastruar ato. Janë ato plehra që i kanë marrë frymën ushtrisë shqiptare në këta 20 vjet. Ne do t’i pastrojmë për t’i dhënë kësaj ushtrie frymëmarrjen e duhur dhe imazhin e ushtrisë euroatlantike. Zoti Braçe, t’i nuk bind dot askënd me ngritjen e rrezikut malazez ndaj Shqipërisë. Kjo është propagandë tipike komuniste dhe përfaqësuese e atyre plehrave të komunizmit që folëm më lart”, tha dje zëdhënësja e ministrisë, Lorisa Ylli. Ministria e Mbrojtjes, ndërkohë ka pranuar që të gjitha dokumentet e paraqitura nga Braçe janë të sajat. “Ministria e Mbrojtjes dhe ministri i Mbrojtjes, është i vendosur të përgjigjet për çdo dokument që mban firmën e tij, edhe sikur të supozojmë se dokumentet që ju paraqitet janë të vërtetë, pasi çdo dokument i firmosur nga ai është tërësisht ligjor. Madje, për dijeni të opinionit publik, të gjitha armët dhe municionet që janë shitur nga Ministria e Mbrojtjes përgjatë kësaj periudhe, janë shitur me çmim më të lartë se në kohën kur këtë ministri e drejtonte Partia Socialiste, pavarësisht se ato janë amortizuar me kalimin e viteve. Ky është respekti ndaj pasurisë kombëtare.
Duke u bërë zëdhënës i kësaj çështjeje, në fakt zoti Braçe nxit shthurjen institucionale, e cila nuk është as në interesin e Partisë Demokratike, as në interesin e Partisë Socialiste, e aq më pak në interes të shoqërisë shqiptare. Ju sot morët në mbrojtje shkelësit e ligjit, kur në fakt, duhet të bëni të kundërtën”, thekson zëdhënësja Ylli.
DYSHIMET
MEICO - Ndërmarrja shtetërore për shitjen e blerjen e armëve, MEICO është institucion që po mbahet në vëzhgim nga Imami, pas nxjerrjes së fakteve nga PS-ja
SHIU - Shërbimi Sekret Ushtarak është tronditur së fundmi nga lëvizjet e dy drejtuesve kryesorë. Zyla dhe zëvendësi i tij u larguan nga drejtimi i SHIU-t
Gjeneralët – Imami dyshon se këto dokumente kanë ardhur dhe si rezultat i lëvizjeve të shpeshta në radhët e gjeneralëve dhe drejtuesve të lartë të ushtrisë
*Shkrimi u publikua sot ne gazeten "Shqip", 1 tetor 2012
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com